Kajtazi ironizon: PDK-së i duhet një person si Dejona Mihali
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit të PDK-së, Hysen Berish.
Duke ironizuar, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PDK-së i duhet një Dejona Mihali, e cila nuk do ta linte të flas deputetin Berisha.
“Edhe PDK-se i duhet nje Dejona Mihali veç mos me lane me fol Hisen Berishen”, ka shkruaj Kajtazi.
Deputeti Berisha sot në Kuvendit ka folur për rastin e vdekjes se ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
Fjalimi i tij ka nxitur reagime të shumta të deputetëve dhe ministrave të VV-së.
Kurse, deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihali, nuk i lënë të flasin gjithçka deputetët e kësaj partie.