Kajtazi: Glauk Konjufca dhe Arbër Zaimi e kanë kundërshtuar propozimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit - NACIONALE

Kajtazi: Glauk Konjufca dhe Arbër Zaimi e kanë kundërshtuar propozimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Vehbi Kajtazi ka zbuluar detaje nga kandidimi i Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit.

Ai tha se Glauk Konjufca dhe Arbër Zaimi kanë qenë kundër kandidaturës së Bashës.

“Propozimi i tij është bërë nga z.Kurti në seancë pa e ditur asnjë. Herën e dytë e kanë diskutuar në kryesi që do ta propozoj sërish Dimal Bashën, dhe të gjithë anëtarët e kryesisë e kanë kundërshtuar, thuajse të gjithë. Pasi u ka mbajt ligjëratë të mirë Albin Kurti të gjithë janë bindur përveç dy njerëzve: Glauk Konjufca dhe Arbër Zaimi, janë dy që e kanë kundërshtuar. Nuk janë pajtuar që Dimal Basha të propozohet për kryetar të Kuvendit, për shkak të vlerësimeve që kanë për figurën e kontestuar, paditurinë e Dimal Bashës”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme