Kajtazi: Gjuha e Klinakut për Kurtin e dënueshme, prokuroria do të duhej të merrej me te
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili mbrëmë ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj Kosovën”.
A ka bërë me dije se gjuha e Klinakut është e papranueshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se pas kësaj deklarate prokuroria do të duhej të merrej me Klinakun.
“Gjuhe e papranueshme dhe e denueshme. Prokuroria sonte duhet me merret me te! Veteranet duhet te distancohen nga ky qendrim!”, ka shkruar Kajtazi.