Kajtazi: Edhe Konjufca në vitin 2017 e zbuloi identitetin e një agjenti të AKI-së, por ndaj tij s`u inicu rast
Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë me dije se edhe Glauk Konjufca kur ishte në opozitë e kishte zbuluar identitetin e një agjenti të AKI-së.
Ai ka treguar se Konjufa këtë e kishte bërë në foltoren e Kuvendit, në vitin 2017.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se aso kohe ndaj Konjufcës nuk ishte nisur asnjë hetim.
Sipas tij, tani në kohën kur VV-ja është në pushtet ndaj tij dhe gazetarit Lirim Mehmataj është iniciuar rast për zbulim të identitetit të një agjenti të AKI-së.
“Ishte viti 2017. Asokohe pata raportuar per parregullesi te ndryshme ne AKI. Mes tjerash per keqperdorime financiare. Drejtor ishte Agron Selimaj. Glauk Konjufca ishte deputet i Vetevendosjes. Ne nje seance e kishte hapur kete çeshtje. E kishte zbuluar publikisht emrin e nje zyrtari te AKI-se i cili denonconte per keqperdorime. Glauku ne shkelqimin e tij opozitar kishte brohoritur nga foltorja e kuvendit emrin e Naim Ibrahimajt. AKI nuk kishte inicuar asnje rast ne Prokurori kunder Konjufces. As Prokuroria nuk kishte inicuar hetim. Shtate vjet ma vone, Glauk Konjufca eshte ne pushtet. Mbane poziten e kryetarit te Kuvendit. Pushteti diktatorial i partise se tij ka inicuar rast kunder meje dhe Lirim Mehmetajt, per zbulim te identitetit te zyrtareve te AKI-se.”, ka shkruar Kajtazi, duke shtuar se pushteti i VV-së kërkon burg ndaj tij dhe Kajtazit.
“Kerkon te na çoje ne burg. Pos kesaj mua mu versulen me pergjime dhe vezhgim edhe me GPS. Nuk do te ndalem se kerkuari drejtesi. Nuk mund te jemi ne liri edhe une edhe ata qe me pergjuan kunderligjshem. Sigurisht, ata do te perfundojne ne burg. Ju garantoj”, ka shkruar Kajtazi.