Kajtazi: Ditë e jashtëzakonshme, edhe kosovarëve u rreh zemra për Shqipërinë - NACIONALE

Kajtazi: Ditë e jashtëzakonshme, edhe kosovarëve u rreh zemra për Shqipërinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Për gazetarin Vehbi Kajtazi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Evropian është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe historike për shqiptarët.

Kajtazi ka thënë se kjo është një ditë e jashtëzakonshme pasi edhe kosovarëve i rrahë zemra më fortë për Shqipërinë.

“Na rreh zemra më fortë për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut në të cilën jetojnë një numër i madh i shqiptarëve”, ka thënë Kajtazi në Debat Plus.

Sipas tij, kryeministri Rama është i njohur për simbolika të ndryshme.

Ai ka thënë se kur Edi Rama është zgjedhur kryeministër, është shkatërruar lazarati në Shqipëri.

“Shqipëria njihet si shtet i drogës, por kjo me gjasë nuk po shihet si pengesë për negociata në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kajtazi.

Sipas tij, secili shqiptar është dashur t’i gëzohet kësaj dite sot.

Ai ka thënë se Kosova është shumë më përpara në aspektin pozitiv nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por që sipas tij fati i Kosovës lidhet me politikë dhe një proces të hapur me Serbinë.

Për Kajtazin, të gjithë në Shqipëri kanë dhënë kontribut për këtë ditë të sotme, sepse siç thotë ai në kohën e Sali Berishës, Shqipëria është anëtarësuar në NATO, ndërsa në kohën e qeverisjes së Ramës po ndodh procesi i negociatave.