Kajtazi: Clinton na mundësoi jetën para vdekjes, turp për politikën mosmirënjohëse
Njohësi i sigurisë Fadil Kajtazi, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar në lidhje me deklarimet e ish Presidentit të ShBA-së, i cili nga Tirana u shfaq mjaft i nervozuar me mënyrën se si po operojnë institucionet e Kosovës me situatën në veri të vendit.
Kajtazi ka thënë se ishin pikërisht vendimet e Clinton ato që na mundësuan jetën, para vdekjes në vareza massive.
Tutje ai ka shkruar se në qytetërimet moderne, mosmirënjohoja urrehet më së shumëti, referuar mënyrës se si Kurti po i trajton miqtë, sidomos ata amerikanë.
E plotë:
TURPI I KLASËS POLITIKE DHE I SHTETIT TË KOSOVËS
Bill Klinton në historinë e shqiptarëve, përfaqëson personalitetin fal të cilit, ne sot në Kosovë kemi familje, shtëpi, dinjtet moral e kombëtar…, kemi shtet!
Sikur ky njeri të sillej me komoditetin e një burokrati të rëndomtë, një pjesë e madhe e popullit të Kosovës do të përfundonte në varreza masive masakruar, e dhunuar dhe e dëbuar në katër anët e botës.
Pa vendimin e këtij njeriu, shqiptarët e Kosovës do të ishin shfarosur.
Është injorancë, arrogancë, mosmirnjohje - primitivizëm fakti se si shteti i Kosovës, partitë politike, kryetarët e komunave nuk organizuan së paku nga tre autobus nga çdo komunë, për ta nderuar njeriun i cili i shpëtoi nga shfarosja.
Turpi i madh i bie popullit të Kosovës, i cili ka zgjedhur që kjo klasë politike ta perfaqësoi.
Në qytetrimet moderne, gjëja që urrehet më së shumti është mosmirnjohja.