Vehbi Kajtazi: Albin Kurti nuk është trim, as njeri që lufton
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklarimet e kryeministrit Albin Kurti për luftë me Serbinë.
Ai ka vlerësuar se shefi i ekzekutivit nuk është trim dhe nuk është njeri që lufton.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se Kurti luftën me Serbinë e bën për vota.
“Albin Kurti nuk eshte trim. As njeri qe lufton, ndonese ka qejf me qene i tille sepse e ka deshmu me çertifikaten e veteranit te rrejshem. Idene se do lufte me Serbine e ben per vota e jo qe ia mbane. Se nuk eshte trim e ka deshmu kur ka qene koha. Ai po do me çdo kusht qe ta rrezoje Amerika nga pushteti. Po punon per kete. Vetem se nuk po e di qe kedo qe e ka rrezu Amerika nuk eshte ngritur kurre ma”, ka shkruar Kajtazi.