Kadyrov drejtuar Putinit: "Ju lutemi na jepni një shans për ta përfunduar këtë" - NACIONALE

Kadyrov drejtuar Putinit: "Ju lutemi na jepni një shans për ta përfunduar këtë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin t'i japë atij mundësinë për t'i dhënë fund një "operacioni special" në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

"Unë po i kërkoj komandantit suprem që të na japë mundësinë për të përfunduar operacionin special pa vonesë. Nëse 15 për qind e komunitetit botëror është kundër nesh, kjo nuk do të thotë se e gjithë bota është kundër nesh. Ne mund t'i qetësojmë shpejt ata 15 për qind. Nuk ka absolutisht asnjë problem”, tha Kadyrov në një mesazh audio, duke komentuar akuzat e Kievit kundër tij.

Më herët gjatë ditës së sotme, shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi se kishte "mbledhur prova të qarta të krimeve të luftës" nga Kadyrov, si dhe Danilo Martinov dhe Husein Mezhidov. Siç u tha, në shkurt dhe mars të këtij viti, kreu i Çeçenisë "mbikëqyri zhvillimin dhe planifikimin e disa operacioneve ushtarake të njësive dhe dha urdhra".

Sot, Martinov punon si këshilltar i kreut të Ministrisë së Situatave Emergjente. Para kësaj, ai ishte një ndihmës i udhëheqësit të Çeçenisë dhe shërbeu në Departamentin Republikan të Gardës Ruse. Në mars, Kadyrov e quajti Mezhidov komandantin e batalionit çeçen "Jug". /Nacionale/

Lajme të ngjashme