Kadrijaj pyet Kurtin: Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga Vuçiq? - NACIONALE

Kadrijaj pyet Kurtin: Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga Vuçiq?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Time Kadrijaj nga AAK ka pyetur Kurtin se përse e ka pru punën të varet nga pakicat që kontrollohen nga Vuçiq.

Kjo pas deklaratës së qeverisë se Serbia po e pengon formimin e institucioneve.

E plotë:

Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga politikat e Vuçiqit? Qe katër vjet ke folë se si është zbeh prania e elementeve të Beogradit në Kosovë, e tani po del që kurrë më shumë ndikim nga Beogradi s’ka pasë që nga lufta. Ti je ai që i ke instalu, me çdo veprim që ke ndërmarrë pa u koordinu me askënd. Je armiqësu me partitë shqiptare, askush kush nuk bëhet me ty. Tash shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij.

Ia ke kthy shpinën Kosovës – çdo shqiptar që hyn me ty në qeveri është bashkëpjesëmarrës në theqafje të këtij vendi.

Lajme të ngjashme