Kadrijaj- Kurtit: Çfarë përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin?
Deputetja e kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK’së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se kjo deklaratë shpërfaqë mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta feshur dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve.
Kjo deklaratë vie pas lirimit nga burgu në arrest shtëpiak të ish-policit serb, Dejan Pantiq, shkruan Nacionale.
Kadriaja, përmes një statusi në Facebook, ka pyetur kryeministrin Kurti se çfarë përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin dhe duhet t’i tregoj qytetarëve pse i amnistoi kriminelët e veriut.