Kadrijaj: Kurti t’i kthehet Kushtetutës, ose t’i shpallë zgjedhjet - NACIONALE

Kadrijaj: Kurti t’i kthehet Kushtetutës, ose t’i shpallë zgjedhjet

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se është e lodhshme që çdo mëngjes të qëndrojnë para objektit të Qeverisë, por ka theksuar se qëllimi i tyre është funksionalizimi i institucioneve dhe respektimi i Kushtetutës.

“Faleminderit që po na përcillni, sepse po e kuptoni edhe vetë që është e bezdisshme edhe për neve që çdo mëngjes të jemi këtu, para hyrjes së Qeverisë, për t’i kërkuar partisë në pushtet, deputetit Albin Kurti, që t’i kthehet institucioneve, t’i kthehet Kushtetutës dhe ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka kritikuar edhe mungesën e, siç e ka quajtur, transparencës lidhur me marrëveshjen e arritur një ditë më parë, duke thënë se institucionet është dashur të funksionalizohen menjëherë.

“Ne po shohim që këtu nuk kemi transparencë, nuk ka llogaridhënie, mirëpo populli nuk harron”, ka thënë ajo.

Kadrijaj i ka bërë thirrje Kurtit që ta konstituojë Kuvendin dhe t’i rikthehet funksionimit institucional, ndërsa ka shtuar se, nëse kjo nuk ndodh, rruga tjetër janë zgjedhjet.

Lajme të ngjashme