Kadrijaj e AAK-së: Nëse na qitni video tmerruese e poshtruese, nuk i votojmë marrëveshjet - NACIONALE

Kadrijaj e AAK-së: Nëse na qitni video tmerruese e poshtruese, nuk i votojmë marrëveshjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka paralajmëruar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi se nëse publikojnë video si ajo e fundit e partisë së tij, atëherë nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Kadirjaj ka thënë se Qeveria duhet të krijojë koncensus dhe jo të sulmojë opozitën.

Nëse vazhdoni prapë me ndonjë video poshtëruese, denigruese, atëherë na detyroni që në seancë ta lëshojmë dhe të mos i votojmë edhe prapë do të humbë Kosovë, nuk humbni ju. Si Qeveri vazhdoni ndërtoni koncensusin dhe mos na sulmoni opozitën me video tjera tmerruese”, ka thënë Kadrijaj në mbledhjen e Komisionin për Integrim Europian.

Bislimi nuk u përgjigj në pyetjet për videon duke thënë Komisioni nuk është i VV-së por i Kuvendi të Kosovës.

Lajme të ngjashme