Kadriaj: Kurti po mendon se është një far shefi, por askush nuk është mbi ligjin - NACIONALE

Kadriaj: Kurti po mendon se është një far shefi, por askush nuk është mbi ligjin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Aleancës-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se Albin Kurti po mendon se është një far shefi.

Derisa ka marrë pjesë në aksionin e PDK-së para Kryeministrisë, ajo ka thënë se as Kurti nuk është mbi ligjin.

“Mbi ligjin nuk është as Albin Kurti, i cili po mendon se është njëfarë shefi që mund t’i interpretojë ligjet e Kushtetutës siç do vetë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, pozita po kërkon vetëm respektimin e Kushtetutës.

“Po kërkojmë të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, po kërkojmë të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka caktuar se cilat janë periudhat që duhet të konstituohet Kuvendi. Askush nuk është mbi ligjin”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme