Kadiu: Bislimi s’shkoi në Komision sepse s’kishte kuorum - NACIONALE

Kadiu: Bislimi s’shkoi në Komision sepse s’kishte kuorum

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, do të raportonte sot në Kuvendin e Kosovës, respektivisht në Komisionin për Integrim Evropian. Aty Blerta Deliu e PDK-së, i kishte vendosur fotografinë ku Bislimi e gjuajti me shishe Lushtakun. Por, Bislimi s’shkoi. E arsyetimin e dha këshilltari i tij, Klisman Kadiu, i cili ka thënë se mos prezenca e Bislimit lidhet vetëm më një fakt. Mungesa e kuorumit.

E plotë:

Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum.

Zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian.

Lajme të ngjashme