“Kadal hasëm se këtu ka burra”: Ali Ahmeti ia thotë këngës me Ilir Shaqirin në 65-vjetorin e lindjes - NACIONALE

“Kadal hasëm se këtu ka burra”: Ali Ahmeti ia thotë këngës me Ilir Shaqirin në 65-vjetorin e lindjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, është një figurë e vjetër politike, por edhe e njohur në Kosovë. Sot, ai i mbush 65-vjeç.

Dhe pikërisht në ditën e lindjes, Artan Grubi, një nga njerëzit e tij të afërt, ka publikuar një video, ku Ahmeti shihet duke kënduar bashkë me Ilir Shaqirin, këngëtar i njohur.

Ahmeti shihet duke e kënduar këngën e njohur “ Po i bjen era retë e zeza”, që është një kushtrim për luftën e dibranëve.

Në fund, Shaqiri dëgjohet teksa i thotë Aliut "bravo" për këndimin.

Për më shumë, dëgjojeni vetë Ali Ahmetin duke kënduar në videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme