Kadaj-Bujupi - Mirenës: Edhe ti ke qenë në VV, t’kom pa në zyre të VV-së - NACIONALE

Kadaj-Bujupi - Mirenës: Edhe ti ke qenë në VV, t’kom pa në zyre të VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja Donika Kadaj-Bujupi është përplasur me gazetarin Ilir Merna gjatë debatit në Pressing në T7 ku temë e diskutimi ishte ‘Bisedimet sekrete dhe barrikadimi i Veriu’.

Përplasja e tyre erdhi pas deklaratës së Kadaj-Bujupi për kundërshtimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe mbrojtjen e sovraniteti.

Pas kësaj deklarate Mirena duke ju drejtuar Kadaj-Bujupi i ka thënë se shumë militante qenka bërë.

Shumë militante qenke bërë, i ke ndërruar edhe ti disa parti”, tha Ilir Mirena.

Analistja menjëherë ka reaguar, duke i thënë Mirenës se edhe ai ka qenë në VV, pasi që sipas saj e ka parë të zyret e VV-së.

Ti po flet, edhe ti ke qenë në VV, t’kom pa në zyre të VV-së”, ia ktheu Donika Kadaj-Bujupi.

Gazetari Mirena e ka mohuar rreptësishtë këtë gjë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

Nuk është e vërtetë, s’është”, mohoi Ilir Mirena.

O unë ty t’kom pa”, vazhdoi ish-deputetja e VV-së.

Lajme të ngjashme