Kabashi: Serbia do ta përdorë si argument analizën e ASHAK-ut për "njohje me korrupsion"
Analisti politik Bekim Kabashi thotë se nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës pa asnjë referencë burimore po deklarojnë se Kosova një pjesë të njohjeve e ka marrë përmes korrupsionit.
“Një levë kjo e jashtëzakonshme për Serbinë, që kur të lëbojë kundër njohjeve ta përdor si argument. Shlirë munet me ju thonë: Nuk duheni me e njoftë Kosovën, sepse edhe ato njohje që i ka, i ka përmes korrupsionit. Nuk po e themi veç ne, edhe ata vet e thonë, madje përmes institucionit të tyre më të lartë akademik”, ka shkruar Kabashi.
