Kabashi: Kurti e nisi fushatën elektorale me një video shantazhuese - NACIONALE

Kabashi: Kurti e nisi fushatën elektorale me një video shantazhuese

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Festim Kabashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka nisur fushatën elektorale përmes “videos shantazhuese”.

Ai ka theksuar se Kurti la të kuptohet se derisa t’i sigurojë 80 deputetë, vendi do të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme.

“Kurti, para pak minutash, e nisi fushatën elektorale përmes një videoje shantazhuese, duke lënë të kuptohet se, derisa t’i sigurojë 80 deputetë, vendi do të vazhdojë të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme.

Në dhjetor përmendi zgjedhje për këtë pranverë, sonte përmendi edhe zgjedhje për tetor, ndërsa vazhdon t’ia hedhë fajin opozitës.

Ndërsa, pozitën e kryeparlamentares për të cilën e bllokoi vendin për një vit, tani po e jep pa asnjë problem. Nuk e ke pas seriozisht as në vitin 2025, e as tash.

Ky njeri e ka marr peng shtetin dhe po e rrënon demokracinë!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme