Kabashi Ironizon më vendosjen e barrikadave të reja në veri: Krejt veriu donë me u bo shesh
Analisti Bekim Kabashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas vendosjes së barrikadave të reja në veri të Kosovës.
Kabashi, duke ironizuar më zgjerimin e sheshit në Prishtinë nga Perparim Rama, ka thënë se edhe veriu më gjase është duke e ndjekur shembullin e njëjte.
"Krejte veriu me gjase o ka don me u bo shesh", ka thënë Kabashi.
Sot është dita e 18 e vendosjes së barrikadave në veri të vendit, ku deri sot kanë qenë të vendosura në komunat Zveqan, Zubin Potok dhe ne disa fshatra të Mitrovicës.
Ndërsa sot, banorët e Mitrovicës veriore, janë zgjuar edhe me dy barrikada të reja.
Vendosja e këtyre barrikadave ka detyruar edhe sistemin gjyqësore të vendosët në jug të Mitrovicës, për arsye të mungesës së lëvizës së lirë.