Kabashi ia uron Bajramin edhe komentuesit që shau rëndë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Festim Kabashi, ka publikuar një fotografi me presidenten Vjosa Osmani nga vendlindja e tij, Korisha e Prizrenit.
Megjithatë, nën postim ai u përball me një komentues që përdori gjuhë fyese dhe denigruese ndaj presidentes.
“Presidente e jotja ama e kosoves staka ungj piq*en n ata karrik pa leje te Albinit” – shkroi komentuesi me emrin Naman Gashi.
Kabashi reagoi ndaj komentit, duke thënë se pikërisht kjo lloj gjuhe dhe ky diskurs janë ndër arsyet pse, sipas tij, Albin Kurti duhet të largohet nga pushteti.
“Edhe kjo gjuhë e jotja e ulët, është një prej arsyeve pse kjo Qeveri duhet me ik. Ky diskurs dhe kjo përçarje që e ka nxit Albin Kurti mes njerëzve në Kosovë është e dëmshme dhe e rrezikshme”, – iu përgjigj Kabashi komentuesit.
Ai gjithashtu i bëri thirrje qytetarit që të ruajë nivelin e komunikimit publik dhe të shmangë gjuhën fyese në debatet politike.
“Te lus qe per veten se pari dhe per familjen, mos e ul nivelin, nese gjithsesi nuk je fake account. Pavaresisht kesaj, Me fat Bajrami, pritshi edhe shume festa tjera, me nje gjuhe ma te rafinuar”, – shkroi Kabashi, i cili garon për deputet me numrin 41.