Kabashi: Humbja e komandant Drinit është mëkat i madh, vetëm shqiptar s'është ai që e bëri këtë - NACIONALE

Kabashi: Humbja e komandant Drinit është mëkat i madh, vetëm shqiptar s'është ai që e bëri këtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë të dhënë për Frontal në T7, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lulzim Kabashi, ka rrëfyer për shokun e tij të luftës, Ekrem Rexha, i njohur edhe si komandant Drini, i cili u vra afër shtëpisë së tij në Prizren dhe për të cilin ende nuk ka të dënuar. Kabashi tregon se ai ishte plagosur dy herë gjatë luftës dhe se disa njerëz që janë burgosur për vrasjen e tij nuk kanë dalë fajtor.

Kabashi nuk mund të mbante lotët teksa kërkonte drejtësi për vrasjen e shokut të tij të luftës. "Edhe na si shokë i kemi thënë vazhdimisht se ka qenë i plagosur dy herë në luftë. Uroj të gjenden ekzekutorët. Ata njerëz që kanë rrahur gjoks se unë e kam vrarë kanë hongër burg dy-tri vjet. Për ato fjalë kanë shkuar në burg. Përndryshe ende nuk është gjet. Unë besoj se edhe policia e Kosovës dhe organet kanë fakte të mjaftueshme. Sepse asgjë në fund është statisfaksion për të gjithë", tha ai.

Kabashi shtoi se humbja e komandant Drinit ishte mëkat dhe se Kosova kishte humbur një vizionar të madh. Ai tha se nuk mund të jetë shqiptar ai që e ka vrarë atë. "Admirimi për Drinin vazhdon ende. Është gjynah, gjynah për Kosovën. Është i papërsëritshëm. Kanë me kaluar vite dhe dekada për të krijuar një kuadër të tillë. Është gjynah i madh një njeri i tillë. Vetëm shqiptar nuk është ai që e ka bërë këtë. Jam i bindur. Nuk mund të flas një orë për të. Është figurë komplekse. Cdo preokupim i tij ka cilido aspekt. Duhet të flitet për orë të tëra sepse ka qenë vizionar i jashtëzakonshëm. Çdo fjalë e tij, çka ka thënë ai, është bërë realitet", shtoi ai.

Lajme të ngjashme