Kabashi e kujton Enver Hadrin: Enveri im, atdhetarizëm i pastër larg dogmave staliniste
Salih Kabashi, aktivist i shquar i çështjes kombëtare, ka përkujtuar Enver Hadrin, veprimtar po ashtu i njohur i vrarë dekada më parë, për të cilën vrasje janë të dënuar tre vrasës në Belgjikë.
Kabashi ka përkujtuar me fjalë të mëdha Hadrin.
Kabashi e ka vlerësuar lartë Hadrin, duke theksuar se kishte atdhetarizëm larg dogmave staliniste.
“ENVERI IM
Që nuk e kisha takuar asnjëherë.
I kujtoj tri momente të paharrueshme e të shkurtëra të relacioneve tona.
I pari ishte inkurajimi i tij aq domethënës për aktivitetet shqiptare në Lubjanë në drejtim të denoncimeve që i bënim pushtetit serb për barbaritë e tij kundër Kosovës e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Të dytën herë ramë në lidhje përmes të një thirrjeje telefonike që më kishte bërë Enveri nga Brukseli.
Të tretën herë, ishte një kartolinë që pejoni ynë në zâ, Enver Hadri, ma kishte nisur nga Stambolli ku ai kishte qenë për një vizitë me mision koordinimi atdhetar në shërbim të Kosovës.
Enveri më pat shaqë përpars me atdhetarizmin e tij të pastër, larg nga ideologjizmi e dogma staliniste” – ka shkruar Kabashi.