“Ka qit’ në asfalt”, avokati Kërveshi thotë se rasti në Shtërpcë nuk kishte motive etnike - NACIONALE

“Ka qit’ në asfalt”, avokati Kërveshi thotë se rasti në Shtërpcë nuk kishte motive etnike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Kujtim Kërveshi ka thënë se deklarata e nënës së 11-vejqarit të plagosur dje në komunën e Shtërpcës e mbyll debatin.

Ai ka thënë se nëse gjuajtja e pjesëtarit të FSK-së ka qenë në asfalt, kjo tregon rasti nuk ka pasur të bëj me motive etnike.

“O turmë, nana e 11 vjeçarit te plagosur po thotë (serbisht), “nuk ka qit’ ne drejtim te tyre, ka qit’ ne asfalt”. Lajeni gojen Ju që denuat “kriminelin”, Ju që leqitet atë pa ditë asnjë fakt, ju që prej kolltuqeve vjellni vnerë! Nëse paska shkrep në asfalt, e mbylle debatin ky fakt! Në ASFALT!!!! PIkë! Turmë e organizueme pa qëllim!”, ka shkruar Kërveshi,.

Ai ka thënë se sipas deklaratës së nënës së 11-vjeqarit ekziston mundësi që pjesëtari i FSK-së ka qenë i sulmuar.

“Ku ka ketu motiv etnik, turpi i Zotit cfare helmime po i bahen këtij populli! Ketu gjasat pas kësaj deklarate të nanës së 11 vjecarit janë që ushtari i FSK ka qene i sulmuar nga një grup (mund te kenë qenë edhe të dehur sepse sonte komuniteti serb ka feste) dhe në vet mbrojtje ka shkrep ne drejtim te asfaltit për ta shmangur rrezikun nga vetja”, ka shkruar Kërveshi.

Lajme të ngjashme