Ka nisur numërimi i votave të diasporës, Cakolli: Mund ta ndryshojnë rezultatin në 15 komuna
Sot ka filluar numërimi i 29 mijë e 638 votave të ardhura nga diaspora për zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.
Lidhur me këtë proces, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se këto vota mund të kenë ndikim të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në disa komuna të vendit.
Sipas Cakollit, votat nga jashtë vendit, megjithëse përbëjnë një përqindje të vogël të totalit, mund të ndikojnë ndjeshëm në ecurinë e garës elektorale.
“Ndonëse përbëjnë vetëm rreth 1.4% të totalit të përgjithshëm të votave, ato mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore fatin e garës zgjedhore. Duke supozuar që të gjitha votat do të jenë të vlefshme (zakonisht nuk ndodhë kështu), MATEMATIKISHT, ato mund të ndikojnë drejtpërdrejtë rezultatin e 15 komunave të mëposhtme – qoftë në përcaktimin nëse do të ketë balotazh apo jo, qoftë në renditjen përfundimtare të kandidatëve,” ka shkruar ai në Facebook.