Ka ndërruar jetë ish-ministri i Financave, Ali Sadriu - NACIONALE

Ka ndërruar jetë ish-ministri i Financave, Ali Sadriu

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, Ali Sadriu, ish-ministër i Financave.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar djali i tij, Flamur Sadriu.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se për datën e varrimit do të njoftojë me kohë.

“Të nderuar miq dhe familjarë. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë i dashur, Ali Shaban Sadriu. Për detajet e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar Flamur Sadriu.

Ali Sadriu, ka qenë drejtor ekzekutiv i QKUK-së, deputet (1992-1998, 1998-2002, 2002-2004, 2004-2008,2011-2014), Ministër për Ekonomi dhe Financa (2002-2004), Bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (2000-2002), Drejtor financiar në Fakultetin e Mjekësisë 1977-1980, Drejtor financiar në Bankos (1980-1990), Drejtor financiar “Fabrika e Veglave dhe Ujtive Elektrike” (1975-1977).

Lajme të ngjashme