Ka filluar trajnimi për gjeneratën e 57-të të kadetëve - NACIONALE

Ka filluar trajnimi për gjeneratën e 57-të të kadetëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës nëpërmjet një positimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, ka njoftuar se ka filluar trajnimi profesional për gjeneratën e 57-të të kadetëve.

“Pas nënshtrimit të të gjitha procedurave të parapara testuese për të gjithë aplikantët nga konkursi i fundit për zyrtarë policorë për fillim të trajnimit bazik, sipas parimeve të meritokracisë janë përzgjedhur 448 pjesëtarë të cilët i janë bashkangjitur Policisë së Kosovës, si punonjësit më të ri të saj”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

“Me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të trajnimit, kadetët policorë janë të ndarë në 14 klasa, gjersa ky trajnim është planifikuar të zgjasë për 31 javë sipas planprogramit të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve”, thuhet në vazhdim të këtij njoftimi.

Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë:

Lajme të ngjashme