“Ka ardhë në pushtet tu e gënjy popullin”, Kajtazi e kritikon ashpër Kurtin
Analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar rëndë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke thënë se ka ardhur në pushtet duke e gënjyer popullin.
“Ka ardhë në pushtet duke e gënjy popullin, ndërkohë tash po e thotë të vërtetën, e njerëzit po vazhdojnë me i besu si atëherë si tash, një pjesë, se një pjesë tjetër natyrisht që jo,”- është shprehur Kajtazi, i ftuar në Rubikon.
Ndër të tjera, Kajtazi ka thënë se tashmë Kurti është në një situatë të përballjes me presionin ndërkombëtar që e kërkonte kohë më parë dhe se ka rezistuar shumë pak ndaj presionit ndërkombëtar.
“Mendoj që është një nga kryeministrat që i ka rezistu më së paku presionit ndërkombëtar. Derisa ka hy n’dialog u zezat kapak, dialogun s’është që e ka nis moti, për pak muaj është dorëzu,”- ka thënë Kajtazi.
