Juristi Miftaraj jep lexim ‘esëll’ të ftesës së Kurtit si dëshmitar nga Prokuroria: Qe çka është me rëndësi të dihet - NACIONALE

Juristi Miftaraj jep lexim ‘esëll’ të ftesës së Kurtit si dëshmitar nga Prokuroria: Qe çka është me rëndësi të dihet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juristi Ehat Miftaraj ka komentuar ftesën e prokurorisë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sipas Miftaraj, para ligjit të gjithë janë të barabartë, dhe se në “në secilën situatë kur e din veten të pastër s’ka prokurori apo gjykatë që mund të të dëmtojë”.

Postimi i plotë:

Ligji i barabartë për të gjithë.

Nga PSRK ftesa është derguar në cilësi të dëshmitarit. Sigurisht nuk janë të rralla rastet kur nga dëshmitar të ndrrohet cilësimi në të dyshuar nëse sigurohen fakte dhe prova.

Ky rast edhe ne pune ne PSRK perafersisht dy vite. Varesisht nga data kur eshte leshuar aktvendimi per fillimin e hetimeve, prokuroria ne parim brenda dy viteve nga aktvendimi duhet te mbyll rastin nese ska prova apo te ngrit aktakuza. Andaj edhe ftesa si deshmitar mund te shikohet nga ky prizem. After ligjore te percaktuara ne Kod te Procedures Penale nuk ndrrohen varesisht se kur ka zgjedhje. Sikurse, prokuroria ne nje shtet normal hetimet apo rastet penale nuk i pershtat apo nuk ndikohet se kur ka zgjedhje.

Çka është me rëndësi?

Të ketë trajtim të bazuar në ligj, proces i pavarur, i drejtë dhe i paanshëm.

Në secilen situatë kur e din vetën të paster ska prokurori apo gjykatë që mund të dëmtoj.

Rastet kur ftohet kryeministri edhe në cilësinë e dëshmitarit, prokuroria duhet të informoj publikun deri në masën që nuk e cenon integritetin e hetimeve dhe konfidencialitetin e procedurës.

Ftesa si deshmitar nuk ndikon aspak ne procesin zgjedhor. LVV dhe partite opozitare se bashku kane ndryshuar ligjin per zgjedhjet. E vetmja menyre qe dikujna ti kufizohet pjesemarrja ne zgjedhje eshte ne rastet kur eshte I denuar me 1 vit burgim efektiv.

Keshtu qe Kurti ne baze te ligjit te aplikueshem ne Kosove do te jete pjese e listes zgjedhore.

Lajme të ngjashme