Joseph: Të gjithëve që u angazhuan me Janusz Bugajskin për çështjet e Ballkanit do t’u mungojë mendja dhe zëri i tij - NACIONALE

Joseph: Të gjithëve që u angazhuan me Janusz Bugajskin për çështjet e Ballkanit do t’u mungojë mendja dhe zëri i tij

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti i njohur amerikan dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, ka ndërruar jetë, ndërsa figura të shumta nga fusha akademike dhe politike kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Ndër ta, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, u shpreh thellësisht i prekur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Bugajskit. Ai tregoi se e mori vesh lajmin e trishtë gjatë qëndrimit të tij në Poloni.

“Veçanërisht prekëse që mësoj për ndarjen nga jeta të Janusz Bugajskit ndërsa jam këtu në Poloni. Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’i mungojnë mendja e tij depërtuese dhe zëri i tij i konfident. Jam shumë i trishtuar që e dëgjoj këtë lajm. Ngushëllime Margaritës dhe familjes Bugajski”, shkroi Joseph në platformën X.

Bugajski ka qenë një nga zërat më të njohur në analizat mbi zhvillimet politike në Ballkan, duke kontribuar për dekada në debatin publik dhe politik në rajon.

Lajme të ngjashme