Joseph: Besoj që Burns ia ka bërë të ditur Vuçiqit se “ne e dimë çfarë ka ndodhur në Banjskë” - NACIONALE

Joseph: Besoj që Burns ia ka bërë të ditur Vuçiqit se “ne e dimë çfarë ka ndodhur në Banjskë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, ka folur rreth vizitës së shefit të CIA-s, William Burns, në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për REL-in, Joseph ka treguar se çfarë beson se shef i CIA-s foli me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Unë besoj që edhe në Beograd, Burns ka pasur një takim të hapur me Vuçiqin, ku me terma të qartë ia ka bërë të ditur se ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, e dimë se cili ka qenë roli juaj president Vuçiq dhe i dimë aktivitetet e figurave të tjera në Qeverinë tuaj. Pra, e dimë se çfarë ka bërë Qeveria juaj për të destabilizuar situatën dhe ne presim që t’i ndaloni ato veprime” – ka thënë ai.

Tutje, Joseph foli edhe për porositë që shefi i CIA-s ua tha kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Ndoshta jo në mënyrë drastike menjëherë, por ka potencial. Sepse, nëse Kurti dhe Vuçiq e kuptojnë qartazi se Shtetet e Bashkuara e dinë - dhe normalisht e dinë sepse Burns është shef i inteligjencës - se cilat veprime e destabilizojnë situatën dhe se SHBA-ja nuk do t’i tolerojë ato, atëherë një gjë e tillë mund t’i largojë disa tundime nga tryeza dhe ndoshta ta ripërqendrojë vëmendjen te bashkëpunimi. Mendoj kështu potencialisht, por nuk shoh diçka të menjëhershme apo dramatike” – tha ai.

Lajme të ngjashme