Johnson: Është vullneti i partisë për një udhëheqës e kryeministër të ri
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka thënë se është vullnet i partisë së tij që të zgjidhet një udhëheqës i ri i saj dhe një kryeministër i ri i vendit.
Ai tha se është krenar me arritjet e qeverisë së tij, përfshirë realizimin e Brexit-it, udhëheqjen e Perëndimit kundër agresionit të Putinit, menaxhimin e pandemisë, vaksinimin më të shpejtë në Evropë dhe daljen më e shpejtë nga izolimi.
Johnson e përmendi edhe Ukrainën. “I them popullit të Ukrainës, Mbretëria e Bashkuar do ta përkrahë luftën tuaj për liri aq gjatë sa nevojitet”, tha ai.