Joe Biden e quan dënimin e Griner “të papranueshëm” - NACIONALE

Joe Biden e quan dënimin e Griner “të papranueshëm”

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka reaguar pas dënimin me 9 vjet burg, të yllit të basketbollit Brittney Griner, duke e quajtur vendimin e gjykatës ruse si "të papranueshëm".

“Sot, shtetasja amerikane Brittney Griner mori një dënim me burg që është një kujtesë më shumë e asaj që bota e dinte tashmë: Rusia po e ndalon gabimisht Brittney-n. Është e papranueshme dhe i bëj thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë në mënyrë që të jetë me të dashurit, miqtë dhe shokët e skuadrës, "tha Biden në një deklaratë, duke shtuar se administrata e tij do të punojë pa u lodhur dhe do të ndjekë çdo rrugë për të rikthyer Brittney-n dhe Paul Ëhelan në shtëpi sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gjykata ruse tha se Griner e kreu krimin me dashje dhe e dënoi atë me nëntë vjet burg dhe një gjobë prej 1 milion rubla (afërsisht 16,400 dollarë). Ajo u kap në aeroportin e Moskës me më pak se një gram vaj kanabisi në bagazhin e saj dhe u arrestuar më 17 shkurt, pak para nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Lajme të ngjashme