“Jo veç Javelin e Bayaraktar, pro edhe shumë sisteme të tjera”: Mehaj flet për blerjet e armatimeve për FSK-në - NACIONALE

“Jo veç Javelin e Bayaraktar, pro edhe shumë sisteme të tjera”: Mehaj flet për blerjet e armatimeve për FSK-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në lidhje me konfirmimin zyrtarisht se Kosovës i është pranuar kërkesat për blerjen e sistemeve të famshme raketore “Javelin” është lajmëruar edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili njoftoi se gjatë kohës sa ka shërbyer ministër “janë shpenzuar mbi 292 milionë euro” në armatim.

Reagimi i Mehajt:

Sot gjatë ditës jam kontaktuar nga shumë gazetarë, miq, dashamirë dhe shokë, në lidhje me lajmet e fundit për blerjen e raketave anti-tank "Javelin" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë.

Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat "Javelin" e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar.

Siç edhe e kam thënë me herët për mua ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, për çka jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim.

Dronët, raketat "Javelin" dhe shumë sisteme e kontigjentë të tjera, janë e arritur e jashtëzakonshme e shtetit tonë për ushtrinë e Kosovës.

Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë.

Miqësia e 🇽🇰 me 🇺🇸 është e pathyeshme dhe e përjetshme.

Një gjë dua të ia konfirmojë popullit tim se siguria e jonë është me e fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik.

Armatosjen e ushtrisë dhe Kosovës e kemi amanet nga dëshmorët e kombit, martirët, invalidet dhe veteranët e luftës.

Ushtria e Kosovës është nderi dhe krenaria e jonë.

(fotografi është nga ditët e para të parashtrimit të kërkesës për blerjen e raketave anti-tank "Javelin" në SHBA)

Lajme të ngjashme