“Jo me rrejt e nderuar”: Kajtazi rikthen akuzat e Kusari-Lilës ndaj PDK-së rreth Listës Serbe për votat në Kuvend
Gazetari Vehbi Kajtazi pas publikimit të një pjese shtesë të bisedimeve koordinuese mes Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kryekriminelin, Milan Radojçiq, ka rikujtuar akuzat që Kusar-Lila i bënte në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës se kishin dërguar Listën Serbe në Kuvend të Kosovës për të votuar për ligjin rreth pagës minimale.
“Keqyrne Mimozen si e akuzon PDK-ne se demek e ka dergu ne Kuvend listen serbe me votu per ligjin anti-UÇK. Ama, incizimi tregoi qe ajo eshte koordinu me Millanin. Keqyrni duart larte te deputeteve te VV-se ne sinkron me deputetet serb. Nuk eshte mire me rrejt e nderuar!”, ka shkruar Kajtazi.