Jetonte e vetme, gjendet e vdekur 76-vjeçarja në Prishtinë - NACIONALE

Jetonte e vetme, gjendet e vdekur 76-vjeçarja në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë aspak të këndshme. Me të dalë në vendin e ngjarjes, zyrtarët policer hasën në trupin e pa jetë të një gruaje 76-vjeçare. U kuptua se ajo që një kohë po jetonte e vetme në banesën e saj në lagjen Dardania të Prishtinës.

Lajmin për këtë ngjarje të rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 13:33, policia është njoftuar se në lagjen Dardania Prishtinë, në një banesë, mund të jetë një trup i pajetë. Njësitet policore janë angazhuar në atë lokacion. Në një banesë është hasur pa shenja jete një grua (viti i lindjes 1946), e cila jetonte e vetme. Në vend ngjarje pos policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor emergjent”, ka thënë Krasniqi.

Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorinë.

Lajme të ngjashme