Jetmir Topalli vazhdon me formën e lartë, shënon golin e fitores për Istanbulspor
Sulmuesi kosovar Jetmir Topalli është duke vazhduar me formën e lartë te skuadra turke, Istanbulspor.
Anësori shënoi golin e fitores në rikthimin që bëri Istanbulspor ndaj Karagumruk, nga 1:0 në 1:2.
Ishte Ethemi që pas një kundëraksioni të shpejtë gjeti për mrekulli Topallin, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia duke mposhtur lehtësisht portierin vendas.