Jeremiq bën thirrje për referendum në Serbi: Të pengohet zbatimi i mëtejshëm i planit franko-gjerman
Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq ka thënë se nga viti 2011, në Këshillin e Evropës ka një shumicë prej dy të tretash për pranimin e Kosovës së vetëshpallur, por se procedura e pranimit do të nisë të hënën, bazuar në për marrëveshjen franko-gjermane, e cila sipas tij, është një tjetër dëshmi se zbatimi i atij plani ka filluar kryesisht, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.
“Aty votohet me dy të tretat, dhe Kosova padiskutim e ka atë shumicë, por ka që nga viti 2011, kështu që procedura nuk ka filluar asnjëherë deri më tani. Me shumë mundësi do të jetë të hënën, në bazë të një dokumenti. që thuhet qartë në bazë të marrëveshjes nga Brukseli dhe Ohri,” - tha Jeremiq.
Tutje ai ka kërkuar të mbahet referendum në Serbi për "refuzimin e marrëveshjes franko-gjermane", si e vetmja rrugë për ta ndaluar Kosovën të bëhet anëtare e OKB-së.
Jeremiq tha se mbajtja e një referendumi në të cilin populli do të thotë me vendosmëri "jo" dhe do ta refuzojë atë dokument, do ta detyrojë qeverinë që të përafrojë politikën e saj me vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve.
“Zbatimi i mëtutjeshëm i atij plani duhet të ndalet derisa të shkaktohet dëm i pariparueshëm për interesat kombëtare të Serbisë dhe derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë është referendumi për refuzimin e marrëveshjes franko-gjermane,” - ka deklaruar Jeremiq.
“Është shumë e rëndësishme që nisma e Partisë Popullore për shpalljen e referendumit të mbështetet edhe nga organizata të tjera politike dhe shpresoj që me kalimin e kohës t'i bashkohen kësaj nisme gjithnjë e më shumë parti dhe të bëhet gjithnjë e më e qartë se zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane është në të vërtetë zbatim i pavarësisë së Kosovës,” - tha Jeremiq.