Jep dorëheqje nga bordi i RTK-së anëtari serb
Ka dhënë dorëheje anëtari serb i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës- RTK, Ivan Raduloviq.
Dorëheqjen e Raduloviq është konfirmuar sot nga kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
“Po, anëtari i Bordit të RTK-se z. Ivan Radulovic, dje më ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit, siç ka thënë ai për arsye personale”, ka thënë Boletini për Nacionalen.
E dorëheqja e anëtarit serb nga RTK-ja ka ardhur pas dorëheqjes së prokurorëve, gjyqtarëve, policëve, ministrave, deputetëve e asamblistëve serbë nga institucionet e Kosovës.
