“Je kukull e Dejona Mihalit”: Shoshi e PDK-së përplaset me deputeten e VV-së dhe Gërvallën
Sot në Komisioni për Punë të Jashtmë të Kuvendit të Kosovës, ka ngjarë një përplasje e ashpër në mes deputetes së PDK-së, Ariana Musloi-Shoshi, dhe deputetes së VV-së, Arbëreshë Kryeziu.
Siç mund të shihet në videon e mediumit "Kallxo", Musliu-Shoshit nuk i ka pëlqyer ndërhyrja e Kryeziut, të cilën e ka quajtur “kukull të Dejona Mihalit”, koordinatore e Komiteteve në VV.
“Po ti s’ke lidhje me politikë të jashtme, nuk e di çka fol ti. Ti je veç një kukull e Dejona Mihalit” – deklaroi deputetja e PDK-së, e cila u përplas edhe me Donika Gërvallën, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.