Javë me mot të nxehtë: Të martën kulmi i vapës, më pas bien temperaturat - NACIONALE

Javë me mot të nxehtë: Të martën kulmi i vapës, më pas bien temperaturat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe kjo javë do të jetë e nxehtë në Kosovë.

Madje, ditën e martë parashihet të regjistrohet kulmi i nxehtësisë. E pas kësaj, do të ketë rënie të temperaturave.

Njoftimi:

E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E marte– Mot kryesisht me diell dhe vapë. Parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E mërkure- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta ( netë tropike). Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave, sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasi që parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E premte – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP. Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit.

Lajme të ngjashme