Jasharaj njofton se të shtunën nuk mbahet mësim, pret ftesë nga Nagavci për takim - NACIONALE

Jasharaj njofton se të shtunën nuk mbahet mësim, pret ftesë nga Nagavci për takim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur se këtë të shtunën nuk do të ketë mësim.

Jashari gjatë një konference për media ka bërë të ditur se do të pret nga MASHTI takim për të zgjidhur këtë çështje.

“Presim që gjatë javës së ardhëm Ministria e Arsimit të na ftoj në takim SBASK-un, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Këshillimin e Prindërve që të ulëm bashkarishtë që ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Jashari.

Jashari e ka cilësuar si vendim të ngutshëm, vendimi për kompensimin e orëve të humbura nga ministrja Nagavci.

“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevë, duhet të theksoj se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci e cila nuk respektoi marrëveshjen e lidhur mes SBASHK-ut dhe MASHT-it më 22 janar, 2021, dhe neni 34, pika 8, e cila thotë qartazi: ‘orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët arrijnë marrëveshje të veçantë’. SBASHK është obligativ ta respektojë kontratën”, tha ai.

Lajme të ngjashme