Jashari: Deputetët e VV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët - NACIONALE

Jashari: Deputetët e VV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës edhe sot kanë qenë prezentë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku i kanë bërë serish thirrje VV-së për konstituimin e Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës Avni Deharit, që të veproi sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Sot nuk po ju kërkoj të hiqni dorë nga mandati që ju kanë dhënë qytetarët. Po ju kërkoj ta respektoni atë. Kthejuni përgjegjësisë. Kthejuni institucioneve. Kthejuni punës. Sepse Kosova ka nevojë për më shumë besim mes duarve që e ndërtojnë atë. Dhe Kosova nuk ka kohë për të pritur”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Dhe pyetja është shumë e thjeshtë: A është kjo mungesë besimi ndaj institucioneve lokale, apo është dëshirë për të pasur gjithnjë e më shumë pushtet? Sepse nëse nuk arrin ta konstituosh Kuvendin, nëse nuk arrin të ndërtosh kompromis me të paktën një pjesë të përfaqësimit politik të qytetarëve, si mund të pretendosh se përgjigjja për një shtet më funksional është te marrësh edhe më shumë kompetenca?”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme