Jasharaj: S’kemi ftesë për takim e as ofertë të re nga Kurti, greva vazhdon
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka theksuar se nuk ka pasur asnjë ftesë për takim nga Qeveria Kurti.
Tutje, z.Jasharaj ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës nuk ka dorëzuar ndonjë ofertë të re për të dalë nga greva.
Andaj, greva sipas tij do të vazhdojë edhe më tutje.
“Fatkeqësisht nuk ka as një lëvizje, as një ftesë për takime dhe ofertë që do ta ja ofronim si të re anëtarësisë dhe kjo mbetet këtu ku jemi. Ne po mbajmë çdo mbrëmje takim me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që janë përfaqësues legjitim të grevisteve dhe nuk po kemi asgjë të re për të ju ofruar. Zëri i tyre është respektuar dhe do të respektohet edhe në të ardhmen”, ka thënë Jasharaj.