Jasharaj: Qeveria nuk dëshiron dialog, greva do të vazhdojë derisa të ketë zgjidhje - NACIONALE

Jasharaj: Qeveria nuk dëshiron dialog, greva do të vazhdojë derisa të ketë zgjidhje

3 javë më parë

nga Miranda Shala

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva do të vazhdojë edhe më tej.

Jasharaj është shprehur për Klankosova.tv duke thënë se: “Këtë e kemi bërë të ditur edhe gjatë takimit të djeshëm me presidenten Vjosa Osmani. Ne i kemi kërkuar edhe presidentes që ta shfrytëzojë autoritetin e saj për të gjetur zgjidhje. Nuk është se kemi arritur ndonjë rezultat në këtë takim. Qeveria nuk po dëshiron dialog”.

Më tej Rrahmanaj ka theksuar se greva do të vazhdojë derisa të ketë zgjidhje.

“Ne i kemi bërë të ditura kërkesat tona. 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave. 50 eurot e ofruara nga qeveria konsiderojmë se nuk i mbulon kërkesat tona. Ne e përgëzojmë qeverinë për pakon e miratuar por kjo nuk i plotëson kërkesat tona. Ligji i pagave po vonohet ndërsa ju po e shihni se çmimet po rriten çdo ditë”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të ngjashme