Jasharaj për vlerësimin e punëtorëve të arsimit: S’do ketë test me shkrim për mësimdhënësit - NACIONALE

Jasharaj për vlerësimin e punëtorëve të arsimit: S’do ketë test me shkrim për mësimdhënësit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se mësimdhënësit duhet të vlerësohen në formë të testit me shkrim. Mirëpo, kjo po kundërshtohet nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë se testimi i mësimdhënësve është i paraparë me ligj.

Vlerësimi i mësimdhënësve është i paraparë edhe me ligj edhe janë duke u bërë ndryshime në legjislacion, mirëpo nuk nënkuptohet që ai vlerësim do të jetë vlerësim në formë të testit”. Sa i përket vlerësimit ideja është që të gjithë mësimdhënësit marrin licencën bazë dhe të mund ta mbajnë përmes atyre vlerësimeve të rregullta që bëhen në punë. Ndërsa nëse kërkojnë licencë të avancuar atëherë zbatohen metoda të veçanta të vlerësimit që ende nuk janë vendosur”, ka thënë ai.

Ndërkohë, i pari i SBASHK-ut, ka dalë kundër testimit të mësimdhënësve.

Kemi insistuar dhe mbase do të bëhet një lloj vlerësimi i punëtorëve të arsimit që quhet vlerësim i brendshëm nga drejtorit e pastaj edhe një vlerësim i jashtëm përmes inspektorëve”.

Ne jemi për vlerësim të tillë sepse duam të dimë se cili është niveli i punës që bëjnë punëtorët e arsimit, por jo test me shkrim”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të ngjashme