Jasharaj: Orët e humbura nuk do të kompensohen
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar se nuk do të kompensohen orët e humbura gjatë grevës.
Kjo sipas Jashrajt, sepse në Kontratën Kolektive të nënshkruar ndërmjet SBAShK-ut e Ministrisë së Arsimit, përcaktohet qartë se orët e humbura në grevë nuk do të mbahen.
“Sa i përket orëve të humbura, në kontratën kolektive që e kemi nënshkrua me MASHT-in thuhet qartë se orët e humbura në grevë nuk do të mbahen” , thotë Jasharaj
Kujtojmë se greva e cila u pezullua sot zyrtarisht, ka filluar tash e më shumë se një mua. Saktësisht prej datës 25 gusht.