Jasharaj thotë se nuk është pasuruar: Djali im punon me rrethoja, vajzën s’ma pranuan as referente - NACIONALE

Jasharaj thotë se nuk është pasuruar: Djali im punon me rrethoja, vajzën s’ma pranuan as referente

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë në T7 se pasuria e tij nuk ka ndryshuar shumë, përkundër angazhimit të gjatë si figurë publike.

Jasharaj thotë se nxënësit e tij mund ta dijnë se jeta e tij ka ndryshuar shumë pak që nga paslufta.

Duke iu përgjigjur akuzave, kreu i Sindikatës së Arsimit ka thënë se po të ishte i afërt me partitë politike, fëmijët e tij do të ishin tashmë në punë

“Jetën që ma kanë njoftë edhe nxënësit tjerë ka ndryshuar shumë pak. Gjendja ime ka ndryshuar pak. Po të kisha qenë i afërt me PDK-në, AAK-në dhe të tjerët, fëmijët e mi do të ishin në punë”, ka thënë ai.

Jasharaj ka folur edhe për punët që bëjnë fëmijët e tij, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk punon në sektorin publik.

“Fëmijët e mi nuk punojnë në punë të shtetit. Djali im punon te një dajë i imi me rrethoja. Vajzën time, me të cilën krenohem me të, nuk e kanë pranuar as referente. Një shok i imi e mori, jo pse kishte mundësi aq të mëdha, por aty punon dhe e ka një pagë modeste”, ka sqaruar Jasharaj, i cili sqaroi se i merr dy paga, një të mësuesit dhe një të SBASHK-ut.

Njërën e kam kredi dhe kam ndërtuar edhe një dhomëz. Po të isha milioner, do të bëja një jetë krejt tjetër. Jam ky që jam, jam mësuar të jetoj pa pasuri”, ka theksuar ai.

Lajme të ngjashme