Jasharaj në Komisonin për Arsim: Kurti është fajtori për grevën - NACIONALE

Jasharaj në Komisonin për Arsim: Kurti është fajtori për grevën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministrit, Albin Kurti.

Jasharaj para deputetëve të Komisionit për Arsim, ka thënë se Qeveria po kujdeset që t’i zhduk sindikatat.

Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne. S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit të qeverive, duhet të më përcjellin shokët sepse thjesht ndihem i pasigurt. Rrahmani as nuk e ka shpallur e as nuk e ka mbyllur grevën. I vetmi fajtor është Albin Kurti dhe qeveria që ai e drejton”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndryshe greva në sistemin e arsimit po vazhdon ende.

Lajme të ngjashme