Jasharaj me apel: Qeveria Kurti t’i zëvendësojë fjalët e mëdha me vepra konkrete - NACIONALE

Jasharaj me apel: Qeveria Kurti t’i zëvendësojë fjalët e mëdha me vepra konkrete

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka folur sërish për rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në testin ndërkombëtar “PISA”.

Jasharaj ka vlerësuar se rezultati i dobët në “PISA” ishte “një lajm shumë i keq”. Në një intervistë për Ekonomia Online, Jasharaj ka apeluar që “Qeveria Kurti në vend të fjalëve të mëdha, t’i zëvendësojë me vepra konkrete”.

“Ajo që duhet ta thotë Nagavci në qeveri është një element tjetër. Shkollat e Kosovës nuk i ngjasojnë shekullit 21, e kam thënë disa herë por me jepet mundësi vetëm në media, sepse komunikimi MASHT-SBASHK është i bllokuar disi me fajin e Nagavcit. Tani që nga greva unë konsideroj që qeveria Kurti në vend të fjalëve të mëdha ti zëvendësojë me vepra konkrete, për këtë duhet që zërin ta grisë në qeveri Nagavci që shkollat të zëvendësojnë shkumësin e shpuza, tekste që më zi i bëmë deri në fund të tetorit ti zëvendësoj me mjete bashkëhore të punës. Të digjitalizohen shkollat, të ketë llaptop e projektor në mënyrë që shkollat të jetë ambient shumë më i dashur për fëmijët.” theksoi Jasharaj.

Lajme të ngjashme