Jasharaj i vendosur: Grevën nuk e ndali edhe nëse më ngrehin “zhagë” - NACIONALE

Jasharaj i vendosur: Grevën nuk e ndali edhe nëse më ngrehin “zhagë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBASHK-ut duket më i vendosur se kurrë për vazhdimin e grevës në arsim.

Në një paraqitje sot gjatë vizitës së tij në Shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, Jasharaj tha se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave nga Qeveria e Kosovës.

“Ne po e lusim qeverinë që të ulemi të bisedojmë, qeveria pa bisedu me ne unë nuk kam si me e mbyllë grevën. Me m’ndodhë jo sharjet, po prej sot le të dalin në rrugë edhe le t’më ngreihn zhagë unë nuk e ndali grevën pa u realize kërkesat e juve, ose pa m’thanë ju, por jo individi. Nëse mësimdhënësit më thojnë s’ka grevë, unë tash e ndali. Por një gjë po e them; u dorëzuam tash të zezat nuk kanë me u ndalë”, tha Jasharaj.

Në këtë takim pati përpjekje edhe për ta sulmuar fizikisht kreun e SBASHK-ut derisa po dilte nga ky takim.

Lajme të ngjashme